Demokratët në Senat i kërkojnë Trumpit të mos lehtësojë kufizimet e sigurisë kombëtare ndaj Kinës

Oct 29, 2025 | 22:21

Një grup senatorësh të Partisë Demokratike, të udhëhequr nga kreu i shumicës në Senat Chuck Schumer, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të mos heqë kufizimet e sigurisë kombëtare ndaj Kinës në këmbim të një marrëveshjeje tregtare.

trump

Në një letër drejtuar Shtëpisë së Bardhë, senatorët theksojnë se masat amerikane të kontrollit të eksporteve, garancitë për investimet dhe partneritetet afatgjata në fushën e sigurisë “nuk duhet të vendosen në tryezën e negociatave”.

Demokratët paralajmërojnë gjithashtu Trump-in që të mos dobësojë Programin e Sigurisë së Investimeve të Huaja të Departamentit të Thesarit, një mekanizëm që ka për qëllim të sigurojë që kompanitë amerikane të mos ndihmojnë në zhvillimin e teknologjive të ndjeshme në vende si Kina.

Thirrja e tyre vjen në një moment tensionesh të rritura tregtare dhe teknologjike mes Uashingtonit dhe Pekinit, ku siguria kombëtare po shihet si element kyç në strategjinë e politikës së jashtme amerikane.

© Panorama.al

Te lidhura