Kanë kaluar muaj tashmë nga divorci i Demi Moore me Ashton Kutcher, i shkaktuar nga “daljet” e tij të shumta. Të dy në atë kohë kanë dhënë deklarata mjaft miqësore e të rezervuara për njëri-tjetrin, por ndërsa Ashton ishte në qendër të thashethemeve (të vërteta apo të rreme), Demi ka ndenjur në heshtje. Por tani Moore ka gjetur forcën që të flasë për “Harper’s Bazaar”, një nga revistat më të njohura të botës, për të cilat ka shprehur frikën e saj për të ardhmen. Më e rëndësishmja? Pas dy martesave të dështuara, të mos arrijë më të gjejë një burrë që të dashurohet pas saj. “Ajo që më tremb më shumë është që në fund të jetës të zbuloj se nuk kam merituar dashurinë e një burri. I të qenit një person që nuk mund të duhet. Të zbuloj që tek unë diçka është e gabuar”, ka rrëfyer me zemër të hapur aktorja që nuk e ka mohuar se është e shkatërruar nga fundi i martesës së saj.











