Aleks del Piero e ka vendosur. Prej ditës së djeshme, Sidnej është shtëpia e tij e re. 37-vjeçari firmosi për 2 vite në kontinentin e largët për 3.2 milionë euro, plus roli si ambasador në klub. Sulmuesi do të gjejë në Sidnej ish-milanistin Zeljko Kalac, i cili është trajneri i portierëve. Po në këtë kampionat luan edhe sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, i cili u shpall vjet golashënuesi më i mirë, duke fituar “Këpucën e Artë”. Por, këtë çmim Besart Berisha duket se do ta ketë të vështirë ta mbrojë sivjet me një kundërshtar magjik, me një ikonë të futbollit italian dhe atij botëror, si Alesandro del Piero, i cili do të jetë rivali i tij për renditjen e golashënuesit, por edhe për trofeun e lojtarit të vitit.











