Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Qafë Thanë- Prrenjas ku një makinë doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen, Bale Hajdari, 51 vjeçe, ndërsa është plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, Shaban Hajdari, 70 vjeç. I plagosuri është dërguar menjëherë për në spitalin e Librazhdit. Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet.











