Dekreti, mallkim nga Kisha kush vret për gjakmarrje!

Sep 19, 2012 | 12:55

Dy arkipeshkvët Anxhelo Masafra dhe Luçiano Avgustini

“Shkelin ligjet e Zotit. Gjykatat, dënime maksimale për autorët”

Mitropolia e Shkodrës: Shkishërimi, masë për të ulur krimet.

Nëse vret për gjakmarrje apo ndihmon vrasësin, je i mallkuar nga kisha. Autorit i ndalohet çdo mundësi për të hyrë në kishë, kunguar, vendosur kurorë apo dhe për t’u prehur në varrezat katolike. Vendimi ekstrem i shkishërimit u mor nga Mitropolia Katolike e Shkodrës, Lezhës dhe e Sapës (që përfshin disa zona nga Puka deri në Mirditë). Dekreti i bërë i njohur dje ka hyrë në fuqi më 16 shtator, kur është firmosur dhe bërë i ditur nga të gjitha kishat e përfaqësuesit e fesë nga Lezha e deri në Shkodër.
“U detyruam të ndërmarrim një hap të tillë duke parë numrin e lartë të vrasjeve; duke konstatuar se këshillat që përfaqësuesit e fesë sonë që japin shpeshherë nuk po dëgjohen dhe se njerëzit po veprojnë në kokën e vet, duke shkelur rëndë ligjet e Zotit.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura