‘Deklaratat e Berishës për Ina Ramën, skandaloze’

Jan 26, 2012 | 15:40
Reagimi i Rames ne twitter

TIRANE- Deklarata “brutalisht skandaloze” i ka quajtur kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ato të kryeministrit Sali Berisha në drejtim të Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama.

Gjatë një interviste televizive, botuar sot edhe ne gazeten “Panorama”, kryeministri akuzonte kryeprokuroren Rama se nuk ka bërë asnjë lloj hetimi për 21 janarin, por ka prishur provat intensive, ka shitur dokumente dhe ka sjellë pengesa nga më seriozet të hetimit gjatë një viti.

“Prokurorja është prokurore, po të mos jetë e verbër nga dufi politik dhe problemi i brendshëm i saj, ajo flet, përzgjedh gjuhën e ligjit dhe gjuha e ligjit është të shtëna fatale, pastaj a ishin të qëllimshme, a ishin me nishan, a ishin rikoshetë ato, do të qartësohen.”- ka deklaruar Berisha në intervistë.

Pas kesaj, kryesocialisti ka reaguar në Twitter.  “Deklaratat e sotme te Saliut per Prokuroren brutalisht skandaloze! Ndarja e pushteteve nje emergjence e nenvizuar ne programin e ri te PS”- shkruan Rama, ne profilin e tij.

Ndër të tjera kryeministri është shprehur se ngjarjet e 21 janarit do të hetohen jo nga Ina Rama, por nga një Kryeprokuror i ri.

© Panorama.al

Te lidhura