Deklarata e Koçiut për uljen e kriminalitetit pak orë para vrasjes së Gilmando Danit, Berisha: Mashtruese ordinere! Ekzekutime para komisariatit në Rinas

Nov 11, 2025 | 20:27

Pak orë para vrasjes së Gilmando Danit mesditën e sotme pranë Rinasit, ministrja e Punëve të Brendshme do të raportonte në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, se në vend është ulur ndjeshëm kriminaliteti duke dhënë edhe shifra për numrin e vrasjeve me dashje.

Gilmando Dani atentati (1)

Mirëpo, më pas ndodhi ekzekutimi pranë aeroportit të Rinasit të krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Dani si dhe u plagos shoqëruesi dhe miku i tij agjenti i AMP-së Muçi Shaljani.

albana kociu1

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar në rrjetet sociale kreu i PD-së Sali Berisha, duke e quajtur ministren si “mashtruese ordinere” pasi ndodhi një ekzekutim mu para komisariatit të policisë në Rinas.

© Panorama.al

Te lidhura