Bllokohet për rreth 1 orë puna në Kapshticë

Jan 4, 2012 | 18:36
Rradhë makinash në doganën e Kapshticës (arkiv)

KAPSHTICE- Një defekt në sistemin komjuterik të palës shqiptare ka shkaktuar rradhë të gjata emigrantësh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Për gati 60 minuta puna në këtë pikë kufitare u bllokua totalisht.

Per shkak te defektit nuk mund te kryhej asnje procedure kalimi e udhetareve.

Prej pak minutash mesohet se ka rinisur puna serish, pas riparimit te defektit. Ndërkaq, pala shqiptare per te eleminuar rradhet e gjata ka shtuar edhe dy sportele te tjera.

Është i madh numri i shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë në Greqi që pas fundit të vitit, të kaluar në Shqipëri, kthehen në Greqi.

Si ardhja, ashtu edhe kthimi i tyre po shoqërohet me vonesa dhe rradhë të gjata.

Kakavijë

Situata në Kakavije përgjatë mesditës së të mërkurës ka qenë paksa e ngarkuar kjo për shkak të fluksit të madh në ikje. Autoritetet greke të Kakavijes, kanë operuar me të gjithë potencialet në pikat e kontrollit duke mos krijuar radhë të gjata. Të gjashtë sportelet e vëna në dispozicion të udhëtarëve në Kakavijen greke, kanë qëndruar non-stop në shërbim. Ndërkohë që fluksi po njihte rritje nga minuta në minutë sidomos në orët e mesditës, grekët, kanë apeluar që emigrantët shqiptarë, të përdornin edhe rrugë të tjera alternative për kalim drejt Greqisë. Në dy pikat më të afërta kufitare si ajo e Sopikut dhe ajo e Tre Urave në Përmet, lëvizjet kanë qenë të pakta në raport me Kakavijen. Kjo ka shtyrë grekët, që të nxisin lëvizjet e emigrantëve përmes tyre duke çliruar nga ngarkesa Kakavijen. Megjithatë, kjo nuk ka gjetur përkrahjen e emigrantëve shqiptarë tyë cilët kanë qëndruar për të kaluar drejt Greqisë në Kakavije. Burimet zyrtare nga kjo nyje kufitare, kanë pohuar se përgjatë 24 orëve të fundit, nga Kakavija drejt Greqisë, janë larguar 5100 persona dhe 2000 mjete përfshirë këtu edhe autobuzë si dhe kanë hyrë në territorin shqiptar afro 3000 persona me 1200 automjete. Të 13 sportelet në pjesën shqiptare të Kakavijes, punojnë me kapacitet të plotë duke mos krijuar anomali dhe radhë.

© Panorama.al

Te lidhura