Një defekt në dy linjat kryesore 110 KV ka bërë qe veriu i vendit të jetë thuajse tërësisht pa energji elektrike.
Mësohet se në këto momente vuajnë mungesën e energjisë elektrike këto qytete; Lezha, Kukësi, Tropoja, Fushë- Arrëzi, Rubiku, Rrësheni, Peshkopia dhe Bulqiza.
Sipas të dhënave të CEZ po punohet për riparimin sa më parë të defektit, dhe rikthimin e energjisë në këto qytete.
Ende nuk ka të dhëna për natyrën e defektit, dhe sa kohë duhet për ta riparuar atë.
© Panorama.al











