Analisti Andi Bushati dhe Lulzim Basha janë përplasur mbrëmjen e djeshme në një debat të zhvilluar në emisionin “Të paekspozuarit”, me Ylli Rakipin.
Gjatë bisedës, analisti Andi Bushati i ka kujtuar kreut të PD, Lulzim Bashës, se la jashtë listave intelektualë, duke i kujtuar këtu Agron Gjekmarkajn, edhe pse ky i fundit nuk është shprehur ndonjëherë për të hyrë në politikë, por që në analizat e tij duket vokacioni djathtas.
DEBATI
Basha: Qeveria rrëzohet edhe me dhunë, por këtë mund ta bëjë vetëm populli
Bushati: Prandaj partia politike duhet t’i hapi rrugën popullit dhe të mos bëj opozitën fasadë, sepse Edi Rama i mbyll gojën të gjithëve dhe thotë ‘këta kam përballë, këta i munda’.
Basha: Cila është opozita fasadë? Ne që denoncojmë me emër e mbiemër? Që dalim alternativë me zgjidhje?
Bushati: Ajo opozitë që në çdo zgjedhje që futet që kur e drejtoni ju, del gjithmonë e me më pak vota… në fund humbisni votat.
Basha: Po nuk ka lidhje kjo…
Bushati: Edi Rama, këtë thotë.. ‘këta kam kundërshtarë dhe këta i mund, s’kam ç’bëj’.
Basha: Partia politike në demokraci, me vota vjen në pushtet, në momentin kur janë asgjësuar zgjedhjet dhe institucioni i demokracisë dhe ato të shtetit, detyra e opozitës është që në radhë të parë, të trajtojë këtë problem, quaje regjim apo grusht shteti. Këtë po bëjmë ne sot! Unë prezantoj platformën për largimin e oligarkëve…
Ylli Rakipi: A e zbaton dot këtë platformë para se të fitosh zgjedhjet? Jo. Atëherë si i fiton zgjedhjet?
Basha: Është shumë e thjeshtë. Që të flakim Ramën një orë e më parë, duhet që të bashkohemi të gjithë.
Bushati: Po nuk u bashkuam ne, ju jepni dorëheqjen? Se nuk e bëni dot nëse nuk bashkohemi…
Basha: Unë po shkoj të shqiptarët, ka shumë shqiptarë, nuk po vi vetëm tek ju… Kur të vij ajo ditë, ai është interes jo të rrini të bën ironi. Se të parët që dalin në protestë janë intelektualët…
Bushati: Ata intelektualë ti i le jashtë listave
Basha: Cilët lashë jashtë?
Bushati: Do të t’i them me emra? Agron Gjekmarkajn…
Basha: Edhe çfarë? Shumë mirë, po të ishte në listë do ishte shumë mirë, dhe fakti që nuk është në listë çfarë tregon?
Bushati: E gjetët të përshtatshme që më mirë të merrnin ndonjë njeri që ka çik më shumë lekë sesa ata…
Basha: Mos bëj tani qoka kolegësh këtu, se nuk ka fare lidhje kjo. Unë po bëj reformë brenda partisë, edhe për deputetët, edhe mënyra sesi do zgjidhen deputetët është një mënyrë tërësisht europiane.
Bushati: Ore unë di ça bëre, ti thua ça do bësh…
Basha: Ty s’të pëlqen se ça bëra…
Bushati: Ato listat? Janë turp i Zotit, më keq se Edi Rama, jeni njësoj mo… lista që shkruan brenda natës pa pyetur asnjeri?!
Basha: Me këtë që bën tani faktohesh si një shërbëtor i sofistikuar i Edi Ramës…
Bushati: Po mo po…
***
Basha: Kam vetëm një retiçencë të vogël… në listën e PD mund të mos jetë zoti Gjekmarkaj të cilin PD e ka propozuar për anëtarë të AMA dhe është anëtarë i AMA, por në listën e PD ishte Preç Zogaj, Vali Duka, Romeo Gurakuqi… pra ka pasur emra të nderuar dhe intelektualë kjo listë, dhe të tjerë emra intelektualësh…
© Panorama.al











