Vendim i papritur, sulmuesit legjendar i besohet drejtimi i Uruguait “me kusht”

Jul 12, 2026 | 22:24

Përfaqësuesja e Uruguait ka mbetur pa trajner pas përfundimit të eksperiencës së saj në Botërorin 2026, ku ishte një nga zhgënjimet më të mëdha nën drejtimin e Marcelo Bielsës. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen pasi doli nga aktiviteti, duke u larguar pa lënë shumë shenjë, sicc e pranoi edhe vetë ai.

forlan

Federata nisi menjëherë kërkimet, por vendimi që ka marrë për pankinën, i ka çuditur të gjithë. Ekipi i është besuar legjendës së futbollit të këtij vendi, ish-sulmuesit Diego Forlan, i cili prej disa kohësh ka marrë licencën e trajnerit.

Ajo që bie në sy është se Forlan është edhe trajner i përfaqësueses U20 dhe në vend që të largohet nga drejtimi i saj, do të vazhdojë punë paralelisht me të dy ekipet deri në marsin e vitit të ardhshëm.

Vetëm atëherë, pasi ta kenë parë në veprim Forlan në pankinën e ekipit, Federata do të vendosë nëse do t’i ofrojë atij një kontratë afatgjatë apo jo. Ky vendim i përkohshëm është marrë pasi do të ketë zgjedhje për president të Federatës së Futbollit të Uruguait në fund të vitit ndaj është vendosur që emri i trajnerit për një periudhë afatgjatë, t’u besohet drejtuesve që do të dalin nga ato zgjedhje.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura