Debatet, zgjidhet kreu i ri i Këshillit të Qarkut Fier

Nov 16, 2011 | 15:25

FIER- Megjithë debatet dhe protestat e socialistëve të Fierit, mbledhja e Këshillit të Qarkut ka nxjerrë kreun e ri, Artur Shehu.

Në mesditë është njoftuar edhe zgjedhja e kreut të Këshillit të Qarkut, pa praninë e opozitës, vetëm me përfaqësuesit e djathtë.

Të pranishëm gjatë votimit të tij ishin vetëm këshilltarët e Aleancës për Qytetarin, ndërsa ata të Aleancës për të Ardhmen e quajtën mbledhjen të jashtëligjshme.

Më herët, gjatë paradites, socialistët e Fierit kanë reaguar ndaj mbledhjes së Këshillit të Qarkut Fier, që e ka nisur punën paraditen e sotme, duke e cilësuar atë të paligjshme. Dega e PS-së ka deklaruar se duhet të pritet njëherë vendimi i gjykatës për këtë çështje, që pritet të dalë ditën e nesërme e mandej të vijohet me mbledhjen.

© Panorama.al

Te lidhura