De Laurentis, “kërcënon” Maxarrin

May 11, 2011 | 9:45

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, sfidon trajnerin e tij, Valter Maxarri, i cili gjatë ditëve të fundit ka bërë të ditur se mund të largohet tek Juventusi në fund të sezonit: “Maxarri ka një kontratë me Napolin, e cila skadon në vitin 2013. Ne kemi një projekt dhe do vazhdojmë ta ndjekim atë. Ai e dinte që në momentin e parë që ka ardhur këtu, se projekti ynë për t’u vënë në zbatim kërkonte të paktën 4 vjet. Nëse ai ka ndryshuar mendim mbi të ardhmen duhet të na e thotë sa më shpejt, por nuk garantoj nëse përgjigjja ime do të jetë pozitive apo negative”.

© Panorama.al

Te lidhura