Daul kundër Ramës, Kukan: E vërteta do dalë

Dec 9, 2011 | 13:06

TIRANË- Kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan ka shprehur besimin se eurodeputeti i djathtë Jozef Daul nuk është shprehur në mënyrën që është komentuar në media për kreun e PS-së, Edi Rama.

I pyetur gjatë konferencës së sotme, pas takimit Shqipëri-BE, Kukan e ka përshkruar Daul si një xhentëlmen të vërtetë, të cilin ai e njeh prej kohesh dhe e cmon për një sërë cilësisht shumë pozitive.

“Ai nuk përdor gjuhën si është përmendur në atë deklaratë që flet për politikanët e tjerë, edhe nëse vijnë nga kampet e tjera politike, është e vështirë të besoj që ai ka thënë ndonjë gjë si ajo. Nuk i kam ato deklarata, m’i ka dhënë një mik i pranishëm në takimin e Marsejës, që më tha që Doul nuk ka thënë ndonjë gjë të tillë, kështu që jam i sigurtë që e vërteta do të dalë së shpejti dhe korrigjimi apo cfarë është e nevojshme do të gjendet e do të jetë e kënaqshme për personin që është përmendur në këtë deklaratë”- tha ai.

Sipas zyrës për shtyp të Këshillit të Ministrave, gjatë fjalës në Kongresin e PPE-ve në Marsejë të Francës, Joseph Daul e ka cilësuar indirekt kreun e Partisë Socialiste, ndoshta “pak të sëmurë mendor”.

© Panorama.al

Te lidhura