Dashurohet Adrian Gaxha, Luana e uron për lidhjen e re

Jan 7, 2012 | 13:58

Adrian Gaxha vendos që të mos vuajë nga ndarja me Luanën dhe menjëherë është hedhur në krahët e një tjetër bukurosheje, por ndryshe nga Luana e cila është shumë e njohur për ekranin shqiptar, e dashura e re e Adrianit është një vajzë e thjeshtë dhe e panjohur. Pas kësaj lidhjeje sigurisht që edhe ajo do të jetë në shënjestër të mediave dhe paparacëve. Si zakonisht, të njohurit tanë fillimisht shfaqen si miq dhe shokë për të mos rënë në sy, por kur daljet në publik shpeshtohen, atëherë ata edhe pse mundohen ta fshehin, përsëri zbulohen. Të njëjtën taktikë është duke e praktikuar edhe këngëtari Adrian Gaxha, i cili ka publikuar foton me të dashurën e re, e cila quhet Vjollca Adili. Në foton e publikuar tek profilet e të dyve, shkruhet se Vjollca është fotografuar me mikun e saj më të mirë, të cilin e respekton shumë, ndërsa po ashtu në profilin e saj ka bllokuar opsionin për dërgim të miqësisë dhe dërgim të mesazheve, pasi kur tentuam të kontaktojmë dhe të marrim një opinion të saj, nuk ia arritëm dot. Por, në anën tjetër mësuam diçka edhe më interesante, pasi poshtë fotos kemi zënë komentin e dërguar nga ish e dashura Luana Vjollca, e cila e komplimenton çiftin e ri. Kjo tregon se Luana ende ndien mall për Adrianin, por me zemër të thyer ajo i uron çiftit më të mirat e kësaj bote, ndërsa e dashura e re e Adrianit ia kthen me shumë sinqeritet komentin Luanës. Nga ajo që mësuam, Vjollca është nga Maqedonia dhe jeton në Zvicër, vend ku është takuar shpesh me Adrianin gjatë koncerteve të tij. Urojmë që kjo lidhje e re të mos përfundojë si ajo me Luanën, që për shkak të largësisë filloi të mos funksionojë më.

© Panorama.al

Te lidhura