Deputeti i PS, Damian Gjiknuri së bashku me deputetë të tjerë të parlamentit shqiptar kanë zhvilluar një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku janë pritur Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan Alexander Kasanof, përgjegjës për zyrën e Evropës dhe çështjet e Euroazisë.

Gjiknuri thekson se SHBA vijon të jetë mbështetësja kryesore e institucioneve shqiptare dhe nxitësja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se zyrtari amerikan shprehu përgëzime për bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës me qëllim zbatimin e votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
“Washington në kuadër të një delegacioni me deputetë të Kuvendit, shoqëruar nga ambasadori Ervin Bushati, u pritëm në Departamentin e Shtetit nga Zëvendës-ndihmës Sekretari Amerikan Alexander Kasanof, përgjegjës për zyrën e Evropës dhe çështjet e Euroazisë.
Gjatë takimit u theksua angazhimi i vazhdueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajonin e Evropës Juglindore, me fokus Ballkanin Perëndimor.
SHBA vijon të jetë mbështetësja kryesore e institucioneve shqiptare dhe nxitësja e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Zyrtari amerikan shprehu përgëzime për bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës me qëllim zbatimin e votës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Nënvizuam rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, kordinimit dhe ndërveprimit me SHBA-të si aleati më strategjik i Shqipërisë”, shkruan deputeti i PS.
© Panorama.al











