Mediat greke kanë publikuar foton e 20-vjeçarit rumun dhe të dashurit të tij shqiptar 40-vjeçar, të cilët akuzohen se kanë ngacmuar seksualisht dy nipërit e 20-vjeçarit.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin shqiptar, Edmond Hoxha dhe rumunin Markos-Kimonas Miclea.
Rasti i rëndë u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa djalin e saj 4-vjeçar duke bërë lëvizje të çuditshme me trupin e tij dhe kur e pyeti, fëmija iu përgjigj: “Kështu bëra me dajën”.
Nëna e fëmijës menjëherë bëri denoncim te autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër arresti kundër dy burrave.
Gjithashtu policia gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, ku duken që të dyduke kryer akte seksuale para fëmijëve të mitur. Në telefonat e tyre u gjetën edhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç.
© Panorama.al












