Dafina ndahet nga i dashuri përfundimisht, por edhe nga menaxheri

Dec 3, 2011 | 13:56

Pak javë më parë, “Panorama Plus” publikoi e para lajmin mbi ndarjen e këngëtares Dafina Zaqiri nga i dashuri i saj, Krenar Cocaj. Më pas, mësuam se çifti ishte ribashkuar duke tentuar të riparojnë ato që nuk shkonin. Mirëpo, ky ka qenë një ribashkim i sforcuar, pasi pak ditë më parë mësuam se Dafina është ndarë përfundimsht nga Krenari, me të cilin ishte e lidhur prej disa vitesh. Arsyeja që ka çuar këngëtaren deri në këtë vendim, ishin problemet e mëdha familjare, të cilat ishin krijuar që nga fillimi i lidhjes së saj me Krenarin. Siç bën të ditur gazeta kosovare “Express”, pasi ka kontaktuar palët e infiltruara në këtë ngjarje, Dafina tashmë ka konfirmuar lajmin mbi ndarjen nga i dashuri përmes profilit të saj në Twitter, duke thënë: “Sa i përket statusit tim, tani jam SINGLE dhe në RELATIONSHIP vetëm me muzikën… pasi nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët në fushën profesionale të menaxhimit”, thuhet në komentin e dhënë nga këngëtarja, ndërsa gazeta në fjalë pasi ka kontaktuar edhe Krenarin, ai nuk ka qenë në gjendje të japë ndonjë koment në lidhje me fjalët të cilat fliten, por ka shtuar: “Për momentin jam në një darkë dhe mund të më thirrni pas një ore”. Gazeta gjithashtu ka kontaktuar edhe Getoar Selimin, me të cilin Dafina duhet të realizojë edhe një videoklip, “D&G”, por xhirimet janë ndërprerë pikërisht për shkak të problemeve të Dafinës. Geti, duke mos dashur të japë hollësi, ka thënë se xhirimet janë ndërprerë për shkak se ai është duke realizuar një tjetër klip me grupin “Skillz”. Karriera e këngëtares ishte duke ecur shumë mirë që nga fillimi, por kohëve të fundit, pas vendosjes së disa kushteve nga menaxheri i saj, filluan tronditjet profesionale të cilave tani i shtohen edhe ato personale.
Menaxhimi i këngëtares për momentin është në duar të askujt, pasi përveç ndarjes nga Krenari, Dafina ka ngelur dhe pa menaxherin e saj, Drin Zatriqi, i cili ka vendosur që të mos e menaxhojë më karrierën e saj. Arsyet e këtij largimi ai nuk i tregon, por gjithmonë duke u bazuar në atë se çfarë kanë shkruar mediat në Kosovë, Drini është shprehur: “Arsyet e sakta të largimit tim me dorëheqje nga menaxhimi i Dafina Zeqirit do t’i bëj të ditura më vonë për opinionin”,  duke mos dhënë detaje më shumë rreth këtij vendimi, që ka detyruar ata të dy të prishin marrëdhëniet profesionale që kishin krijuar prej shumë kohësh.
Bashkëpunëtori më i ngushtë i Dafinës, ai që e promovonte pandërprerë këngëtaren në internet, njëherazi edhe mik i familjes, Besfort Hasanaj, në një shkrim në faqen e tij tregon edhe disa nga arsyet që detyruan këngëtaren të largohet nga ky menaxhim dhe t’i japë fund lidhjes së saj me Krenar Cocajn (djalin e një biznesmeni nga Prizreni, por që jetonte në Prishtinë). Siç shkruhet në faqen e Besfortit, hapi i parë që kishte sjellë krizë në lidhje ishte fillimi i muajit tetor, kur menaxheri dhe i dashuri tradhtojnë Dafinën, duke ia shitur klipin pa dijeninë e saj një kompanie që ishte rivale me atë të Hasanajt. Më vonë, Dafina i kishte kuptuar këto dredhi që bëhen prapa krahëve të saj, duke tentuar me dhunë që ta bëjnë pjesë e grupit “Baba Stars”. Po aventurat që Krenari kishte bërë këtë verë në plazhet e Ulqinit me femra polake, kishin shkuar në veshët e Dafinës dhe, pasi i ka verifikuar mirë, në fund ka vendosur t’u thotë stop të gjitha manipulimeve në emër të saj, pasi kohëve të fundit ishte duke i rënë popullariteti. Hasanaj gjithashtu ka shtuar se Dafina ka bërë publike ndarjen nga i dashuri, menjëherë pasi ai ka publikuar kontratën, të cilën menaxheri dhe Krenari e kishin nënshkruar në emër të sa

© Panorama.al

Te lidhura