“Çmimi i energjisë do të ulet”- Klevis Balliu: Biznesi i vogël nuk do të taksohet më shumë se 1% i xhiros vjetore nga pushteti lokal

Apr 2, 2025 | 17:10

Klevis Balliu, i cili është kandidat i PD në listën e qarkut të Tiranës ka zhvilluar takim me bizneset në zonën e Astirit ku në fokus të diskutimeve ishte programi qeverisës i PD që prek këtë kategori.

balliu

Në rrjetin social facebook, Balliu ka ndarë disa foto nga takimet ku shprehet se “biznesi i vogël po përqafon  programin e Partisë Demokratike”.

Ai premton ulje të çmimet të energjisë elektrike për bizneset,  ndërsa thotë se biznesi i vogël nuk do të  taksohet më shumë se 1% i xhiros vjetore nga pushteti lokal.

© Panorama.al

Te lidhura