Çlirimi i Tiranës, Rama, te Ushtari i Panjohur

Nov 17, 2011 | 11:16

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama, shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të opozitës kanë kujtuar sot 67 vjetorin e Çlirimit të Tiranës. Rama ka vendosur kurorë me lule në memorialin në qendër të kryeqytetit, atë të Ushtarit të Panjohur.

Çlirimi i Tiranës nga trupat nazifashiste më 17 nëntor 1944, shënon aktin më të rëndësishëm politik dhe ushtarak, pasi kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Kjo luftë është vlerësuar si operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNCSH-ja për çlirimin e qyteteve dhe shembulli më tipik për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në betejën për çlirim.

© Panorama.al

Te lidhura