“Çifti kishte probleme, 35-vjeçari kërcënonte se do t’iu vras të gjithëve!” – Vëllai i 58-vjeçarit që u vra nga ish dhëndri: I thoshte vajzës s’bën dot jetë pa mua! Është arrestuar tre herë

Jul 24, 2026 | 8:52

Vëllai i Kosta Plakës, 58-vjeçarit që u vra i ish dhëndri i tij Refit Buzi mëngjesin e sotem, ka deklaruar se vrasja ishte e paramenduar pasi 35-vjeçari kishte kërcënuar disa herë dhe se në rast se çifti nuk bashkohej, do të vriste familjen e saj.

ellai i viktimes

Ai deklaroi se nuk guxuan që të hynin brenda shtëpisë pasi dëgjuan britmat për shkak se e panë autorin se ishte i armatosur. Sipas tij, autori ishte me arrest shtëpie dhe se kishte përfunduar tre herë në polici për shkak të kërcënimeve të bënte.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu.

Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Këtu ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën. Do t’iu vras të gjithëve’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.”, deklaroi ai. 

Njoftimi i policise:

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

 

© Panorama.al

Te lidhura