Përditshmëria jonë përballet me një sërë vështirësish që shpesh dëmtojnë dëshirën tonë seksuale: stresi, orët e gjata të punës, problemet shëndetësore dhe angazhime të tjera.
Përhapja e koronavirusit solli karantinën dhe masat mbrojtëse, të cilat na shkaktuan ankth për dy vite me radhë, ndërsa kriza ekonomike, lufta dhe problemet në sektorin e energjisë na kanë vënë edhe më shumë nën presion gjatë vitit të fundit. Të gjitha këto, padyshim, kanë ndikuar negativisht te niveli ynë i libidos.
Instituti Kinsey nisi një studim që e konfirmoi këtë realitet. Nga pjesëmarrësit, 44% deklaruan se jeta e tyre seksuale ishte ulur, ndërsa 30% thanë të njëjtën gjë edhe për jetën romantike.
Fakti që disa çiftet e kaluan karantinën bashkë, nuk do të thotë se kishin edhe dëshirën për të bërë seks. E njëjta situatë u vu re edhe gjatë verës së kaluar. Megjithatë, ka shumë argumente që tregojnë se mungesa e aktivitetit seksual nuk ka pasoja pozitive për organizmin tonë.
Përveçse është një aktivitet i këndshëm që na afron me partnerin, mungesa e seksit na priva nga shumë përfitime të tjera. Këtë e kuptojmë më qartë nëse shohim se çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk bëjmë seks:
1. Mund të rritet tensioni i gjakut
Seksi përmirëson reagimin natyror të trupit ndaj stresit dhe kjo ndihmon në mbajtjen e presionit të gjakut në nivele më të ulëta.
2. Ndjehemi më të stresuar
Seksi i mirë mund të na bëjë t’i harrojmë edhe për pak orë, problemet e përditshme dhe të arrijmë të çlodhemi. Në këto kushte, gjërat që na shqetësojnë mund t’i shohim me një këndvështrim më të lehtë. Gjatë orgazmës, për më tepër, çlirohen endorfinat, hormonet që përmirësojnë humorin dhe ndjesinë e mirëqenies.
3. Sistemi imunitar dobësohet
Studime të ndryshme kanë treguar se personat që kryenin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë kishin nivele shumë më të larta të imunoglobulinës A, një antitrup që luan rol kryesor në mbrojtjen imunitare.
4. Mund të bjerë produktiviteti në punë
Personat me jetë aktive seksuale rezultojnë më të lumtur në aspektin profesional. Lidhja është e thjeshtë: një marrëdhënie e shëndetshme nxit një jetë të shëndetshme seksuale, e cila sjell mirëqenie emocionale. Kjo reflektohet në përditshmëri duke shtuar motivimin dhe energjinë për punë.
© Panorama.al












