Çfarë i ka ndodhur fytyrës së Putinit?

Sep 27, 2011 | 12:00

Dihet që është kujdesur gjithmonë për fizikun e tij. Por, nga paraqitjet e fundit publike, Vladimir Putin duket më i “bukur” edhe në fytyrë. Kanë nisur bastet për të mësuar nëse kryeministri rus, me aspiratë për t’u bërë sërish President, ka bërë liftin fytyre. 58-vjeçari ka mbërritur në kongresin e “Rusia e Bashkuar” në Moskë pa rrathët e përhershëm të syve që i kishte shumë të dukshëm, deri pak muaj më parë. Komentet në internet sugjerojnë se ai ka kryer një sërë procedurash kozmetike për t’u dukur më i ri, në prag të marrjes së Presidencës.

© Panorama.al

Te lidhura