CEZ dhe OST remonte, ndërprerje në disa zona

May 26, 2011 | 10:41

CEZ Shpërndarje dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit kanë programuar në axhendat e tyre ndërhyrje në rrjetin e shpërndarjes dhe transmetimit në ditët në vijim. Për pasojë, sipas një njoftimi të CEZ, do të ketë ndërprerje energjie në një pjesë të mirë të vendit, ku shumica janë komuna por edhe bashki. Kështu, ndërhyrjet e CEZ do të shtrihen sot dhe nesër në nënstacionin e Grapshit në Gjirokastër, në nënstacionin e Pogradecit, në linjën Fushë-Kuqe-Rilë si dhe në nënstacionin e Krujës. Kufizimet do të jenë për disa zona në orën 05:00-06:00, si dhe 09:00-15:00 herë të alternuara dhe herë të plota. Ndërkaq, Operatori i Sistemit të Transmetimit do të bëjë remonte në rrjetin e tij sot në linjën 220 kv Koman-Tiranë. “Për këtë arsye, nga ora 08:00-16:00 do të jenë pa energji elektrike komunat Shën Koll, Tale, Balldren dhe Shëngjin. Gjithashtu, OST në datë 27 Maj do të kryej punime në transformatorin 25 MVA (Tiranë). Për këtë arsye, nga ora 07:00-18:00 do të ketë ndërprerje të alternuara për zonat: Kodra e Priftit, Kodra e Kokonozve, Kodra e Metallëve, Kodra e Shën Pjetrit pranë Senatoriumit, Farka, pjesërisht zona pranë shkollës së Bashkuar dhe Shkoza”, thuhet në njoftimin e CEZ.

© Panorama.al

Te lidhura