Analisti Fatos Lubonja foli në “Kjo Javë” mbrëmjen e sotme për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Brahos dhe ecurinë e dosjes Balluku.
Për Lubonja kjo e fundit mbetet e hapur, ndërsa renditi disa nga hipotezat e tij lidhur me këtë çështje.
Por sipas tij, Rama bën sikur i qan hallin zv.kryeministres pasi do që të heqë një barrë të rëndë nga anija e mazhorancës.
Lubonja: Çështja e Balluku mbetet e hapur. Është profesionalizmi i prokurorëve , janë amerikanë prapa. Mund të jenë ata që japin kurajo. E treta mund të jetë dhe luftë brenda PS-së.
Prokurorët e një krahu të PS-së që nuk është ndonjë sekret që kanë qenë më afër Lali Erit kanë bërë luftë me prokurorët që kanë më afër Ballukut dhe nuk kemi këtu as drejtësi dhe asgjë vetëm luftë të brendshme, apo është vetë Edi Rama që do i pastrojë që bën sikur i qan hallin Ballukut por do të lehtësojë anijen.
Unë i kam të hapura për të gjetur të vërtetën. Nuk kam besimin se është mirë, dhe do bëhet edhe më mirë. Të ardhmen e kam me shumë dyshim dhe dua të ecë mirë por nuk jam i sigurt.
© Panorama.al












