Ceremonia për Havelin, personalitetet në Pragë

Dec 22, 2011 | 10:24

PRAGE- Personalitete të huaja mberrijne në Pragë, për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit të ndjerë çek, Vasllav Havel, i cili do të mbahet nesër.

Në mesin e atyre që do të jenë të pranishëm në ceremoni janë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, bashkë me bashkëshortin e saj, Bill Klinton.

Gjatë ditës së djeshme, më mijëra njerëz u rreshtuan në rrugët e Pragës për t’u bërë pjesë e paradës së funeralit, që lëvizte nga kisha në drejtim të Kështjellës, ku u vendos arkivoli i Havellit, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 75 vjeçare.

 

© Panorama.al

Te lidhura