Ceremonia: Berisha shtron drekë me komunitetet fetare

Dec 23, 2011 | 11:37

Kryeministri Sali Berisha ka shtruar dje një drekë në Vilën Qeveritare Nr. 31 për drejtuesit e bashkësive fetare, me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në këtë takim merrnin pjesë edhe ambasadorët Volfarth dhe Sekui. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se “sa herë që të lexohet predikimi i Malit, me dhjetëra e qindra herë, aty sheh bazat e moralit të qytetërimit të sotëm për njerëzit e të gjitha besimeve. Ndaj nuk është e rastit që Jezusi është profet në të gjithë librat e shenjtë, është Isa në Kuran dhe në betejën përfundimtare fiton mbi djallin. Pra, është shpëtimi”. Sipas tij, “në 100 vjet, udhëheqësit shpirtërorë të shqiptarëve kanë pasur nga Lidhja e Prizrenit deri në ditën e sotme, një rol themelor në zhvillimet pozitive të këtij kombi, kanë gjetur në të gjitha rastet mirëkuptimin e përbashkët për të çuar përpara një çështje të drejtë, lirisë kombëtare”.

© Panorama.al

Te lidhura