TIRANE- Numri dy i qeverise, Edmond Haxhinasto, njeheresh minister i Jashtem e ka vleresuar ligjin per regjistrimin e popullsise, te hartuar ne përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare dhe me zero tentative për manipulim.
Gjate nje deklarate per mediat, se bashku me delegacionin e Këshillit të Europës për të drejtat e minoriteteve, Haxhinasto ka theksuar se censusi eshte nje domosdoshmeri, qe do te behet ne perputhje me ligjin e miratuar.
Sipas Haxhinastos secili ka te drejte te deklaroje i lire etninë e tij dhe sqaroi se ligji parasheh te gjithe mekanizmat qe do te evitojne cdo lloj manipulimi.
Te njejtin mendim ka ndare edhe përfaqësuesja e delegacionit të KiE-së, sipas te ciles secili ka të drejtë të identifikohet me anë të kombësisë që ai deklarohet. Sipas saj, regjistrimi i popullsisë do të realizohet për efekt statistikor.
© Panorama.al











