Censusi, Athina shpreh pakënaqësi për Shqipërinë

Dec 20, 2011 | 13:04

ATHINE- Athina ankohet  per procesin e regjistrimit te popullsise ne Shqiperi, duke shprehur shqetesim per mosrespektim te minoritetit grek gjate procesit.

Lajmi eshte bere publik nga Ministri i Jashtëm grek Stavros Dimas, gjate nje deklarate mbajtur ne parlament ku ka njoftuar se Athina zyrtare ia ka përcjellë këtë shqetësim si Komisionit Evropian ashtu edhe qeverisë shqiptare.

“Ministria e Jashtme greke ka ndjekur me vëmendje të veçantë të gjitha zhvillimet, që kanë të bëjnë me procesin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri dhe ka kërkuar si nga instancat europiane dhe ato shqiptare, që të respektohet dhe garantohet pacënueshmëria e procesit si dhe regjistrimi pa pengesa i pakicës etnike greke kudo ku ajo ndodhet”, ka thene Dimas.

Sipas tij, respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve është një kriter bazë për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane. Ne kete menyre, ai i eshte përgjigjur interesimit të deputetëve të LAOS-it (Partia Sirena Popullore Ortodokse), mbi procesin e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare bëri ndryshime në pyetësor, dhe vendosjen e pengesave për procesin, duke përfshirë gjobat, në mënyrë që të pengojë regjistrimin e qytetarëve me origjinë greke dhe të dekurajojë ata që duan të deklarohen grekë “- ka thene ai.

Dimas ka shtuar se vendimi i Minoritetit Etnik Grek për të bojkotuar procesin e regjistrimit është një tregues i qartë i pabesueshmërisë së këtij komuniteti ndaj qeverisë shqiptare, per te cilin kjo e fundit duhet te reagoje.

“Ky fakt, por edhe akuzat për manipulim të të dhënave gjatë procesit të regjistrimit ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi rezultatet, që do të ketë censusi në Shqipëri, sidomos sa i përket minoriteteve”- ka thene me tej, Dimas.

© Panorama.al

Te lidhura