Censusi, AK, qeverisë: Ndryshoni formularin

Sep 20, 2011 | 17:41

Aleanca Kuq e Zi i bëri apel sot qeverisë shqiptare që të rishikojë formulimin e censusit.

Aleanca është ndalur në qyetin e Lushnjes ditën e sotme, në kuadër të “Maratonës Kuq e Zi”  për t’i thënë “JO” regjistrimit të popullsisë me bazë etnije dhe feje.

Aleanca kërkoi që qeveria shqiptare të ndryshojë formularin për regjistrimin e popullsisë, dhe të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese, e cila hoqi termin “kombësi” nga ligji “Për Gjendjen Civile”

Nëpërmjet këtij vendimi, Kushtetuesja rrëzoi automatikisht vetëdeklarimin e kombësisë së shtetasve e, për pasojë, dhe përpjekjet për ndryshimin e saj, fenomen ky i përhapur shumë në disa qytete të Shqipërisë, e që Aleanca Kuq e Zi e kundërshton me forcë.

Aleanca kërkoi gjithashtu edhe zbardhjen e falsifikimeve të kombësisë, ndersa shtoi se, eshte pro regjistrimit te popullsise, por kunder pyetjes per kombësinë dhe fenë.

© Panorama.al

Te lidhura