Çelja e negociatave për Tregun e Brendshëm, reagon Spiropali: Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës

Apr 15, 2025 | 9:39

Ditën e djeshme u zhvilluar Konferenca e Katërt Ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë ku u çelën negociatat për grupkapitullin e Tregut të Brendshëm.

spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali me anë të një mesazhi në rrjete sociale shprehet se ky është një hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian. Spiropali thekson se puna e Kuvendit synon tani vrapin drejt familjes evropiane.

“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE.

Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe gjithë kontribuesit në këtë sukses të ri!

Ylli i Shqipërisë po bashkohet me yjet e Europës, edhe prej përkushtimit të tyre.

Do të vijojnë të kenë mbështetjen e pakursyer të Kuvendit, që jo thjesht të shpejtojmë, por të vrapojmë drejt bashkimit me familjen tonë europiane.” shprehet Spiropali.

© Panorama.al

Te lidhura