“Çdo ditë që Balluku shkon në zyrë, alibi për të prishur provat”- Këlliçi: Si ka mundësi që nuk ka asnjë masë sigurie për zv.kryeministren

Nov 9, 2025 | 12:49

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, foli sot në studion e News24 për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për Tunelin e Llogarasë.

kellici-balluku

Këlliçi u shpreh i habitur për faktin që nuk është dhënë ende asnjë masë sigurie për Ballukun.

Ai tha se Balluku përbën rrezik për të shkatërruar provat.

“Çdo ditë që një person i akuzuar për aferë ka mundësi të shkojë në zyrën e shtetit, ku është kryer afera ka mundësi të prishi provat”, u shpreh demokrati.

Belind Këlliçi: Ndërkohë ke sot një drejtësi që nuk ke një masë. Unë në fakt kam duartrokitur komunikimin e akuzës të zotit Prençi për Belinda Balluku, por nga ana tjetër nuk mundet të mohojë faktin dhe habinë e madhe që si ka mundësi që nuk ka masë sigurie për zonjën Belinda Balluku. Sepse çdo ditë që ajo shkon në zyrë është një alibi më shumë, motiv më shumë për të për të prishur dokumentat, për të prishur provat, për të shkatërruar protokollin, për të ndërhyrë në procedurë.

Nuk po them masë për burg, masë sigurie mund të ishte arresti shtëpiak, detyrimi paraqitjes. Pezullimi nga detyra është minimumi, bllokimi i pasaportës.

Çdo ditë që një person i akuzuar për aferë ka mundësi të shkojë në zyrën e shtetit, ku është kryer afera ka mundësi të prishi provat. Nuk besoj se do ketë një dorëzim të kontrolluar siç ka ndodhur me zyrtarë të tjerë të Ramës.

© Panorama.al

Te lidhura