Carla Bruni pret binjakë?

May 15, 2011 | 11:58

Tashmë, thashetheme që gruaja e parë e Francës, Carla Bruni Sarcozy, është shtatzënë. Ajo as i ka përgënjeshtruar këto zëra dhe as i ka pohuar ato. Këto ditë pritet që ajo të japë lajmin se është shtatzënë, madje me shumë gjasë edhe me binjakë. Por pavarësisht pranimit zyrtar, 43-vjeçarja ka dhënë disa shenja të qarta. Ndonëse në Francë po zhvillohet një nga ngjarjet më të mëdha kinematografike, i cili u hap edhe me një film të Woody Allen, ku zonja e parë luante një rol të vogël, ajo ka preferuar që të qëndrojë larg aktivitetit për “arsye personale dhe profesionale”. Por jo vetëm kaq. Dy ditë më parë, gjatë pritjes së Presidentit korean Lee Myung-Bak, ajo është shfaqur me një veshje shtatzënie, me një bluze të gjerë e pantallona që nuk lejonin t’i dukeshin linjat. Kjo, në një kohë kur Bruni shquhet për elegancën dhe shijen e saj të mirë në të veshur.

© Panorama.al

Te lidhura