Drama mes Cardi B dhe ish-bashkëshortit të saj, Offset, ka agravuar pasi ky i fundit publikoi (dhe më pas fshiu) një postim në Instagram, ku aludonte se fëmija i porsalindur i reperes dhe partnerit të saj aktual, Stefon Diggs, ishte në fakt i tij.

Në një story që qarkulloi nëpër rrjete sociale, Offset shkruante shkurt: “Fëmija im.”
Kjo situatë shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Cardi B-së, e cila publikoi në Twitter një sërë mesazhesh, që më pas i fshiu, duke denoncuar ngacmimet dhe kërcënimet që thotë se po përjeton prej më shumë se një viti.

“Shumë njerëz mendojnë se është qesharake, por nuk është… Ka kaluar më shumë se një vit dhe unë ende ngacmohem dhe kërcënohem deri në atë pikë sa ndiej sikur jeta ime është në rrezik… Është e gjitha një lojë derisa të jetë tepër vonë,” shkroi ajo.

Në një tjetër reagim, Cardi shtoi se njerëzit “bëjnë gjithçka për vëmendje”, duke kërkuar që të lihet rehat.
Ajo foli edhe në Twitter Spaces, ku u shpreh e lodhur nga ngacmimet publike dhe private, duke theksuar se ka “të gjitha provat”, por nuk dëshiron të vazhdojë konfliktin.

Cardi B paraqiti kërkesën për divorc nga Offset në gusht, për herë të dytë, pas afro shtatë vitesh martesë. Çifti ka tre fëmijë së bashku: Kulture, Wave dhe Blossom.

Që nga ndarja, marrëdhëniet mes tyre janë tensionuar. Cardi ka deklaruar se ka mbajtur vetë pjesën më të madhe të shpenzimeve për fëmijët, ndërsa Offset e ka akuzuar publikisht për qëndrime të padrejta në raport me atësinë e tij.

Ndërkohë pak ditë më parë, Cardi B solli në jetë një djalë me partnerin e saj aktual, lojtarin e NFL-së, Stefon Diggs, me të cilin doli publikisht në maj.
Pas zyrtarizimit të romancës, Offset komentoi se marrëdhënia e tyre ishte “një promovim i mirë” për albumin e ri të Cardi B.
© Panorama.al











