Buzek: Serbia të luajë rol konstruktiv në rajon

Nov 3, 2011 | 12:21

Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek tha se Serbia ka bërë shumë në rrugën e saj drejt BE-së, por ajo “duhet të luajë një rol konstruktiv në rajon, para së gjithash me riangazhim në dialogun me Kosovën dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën”.

Në një intervistë për gazetën “Veçernje novosti” para vizitës në Beograd, Buzek ka thënë se “vazhdimi i dialogut me Kosovën është kushti i vetëm i Serbisë për të marrë statusin e kandidati, duke shtuar se ky nuk është kusht i ri, por detyrim ekzistues që më herët”.

Buzek ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës është jostabile. Por ai ka porositur që të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në sigurimin e zhvillimit të ngjarjeve që të mos rrezikohen proceset afatgjate.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, Buzek tha se Komisioni Evropian pret përkufizimin e kornizës së dialogut rreth së cilës mund të bien dakord Beogradi dhe Prishtina.

Ai tha se duhet dhënë fund retorikës nxitëse, e cila krijon ndarje, të hidhet poshtë çdo lloj nxitjeje për tensione, dhe “si më urgjente ndërprerja e konfliktit në veri të Kosovës”, tha Buzek. (Zeri)

© Panorama.al

Te lidhura