Buxheti, Basha mbyll konsultimet në njësinë 3

Dec 27, 2011 | 10:32

TIRANE- Kryebashkiaku, Lulzim Basha ka mbyllur diskutimet per projektbuxhetin e vitit 2012 me ndalesen mes banoreve te njesise bashkiake numer 3.

Me këtë buxhet parashikohet të mbështeten,  rikualifikim urban i Bllokut tek Kodra e Priftit, me një sipërfaqe prej 9,5 ha,  rikualifikim urban i Bllokut “Sadik Petrela”,  me një sipërfaqe prej 5 ha,  rikualifikim urban i Bllokut “Qemal Stafa” dhe rikonstruksion i rrjetit  K.U.Z. të këtij blloku.

Buxheti parasheh edhe ndërtimi i kanalit  nga Rr.”Dalip Topi” deri në Rr.”Marije Kraja”, Rr.”Kokonozëve”, rikonstruksioni i Rr. “Bajram Cela”, rikonstruksion i Kopshti nr. 1, rikonstruksion i plotë i shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani”, dhe çerdhja  nr. 15 .

“Për Njësinë Bashkiake nr 3, në projektin që do t’i paraqitet të mërkurën Këshillit Bashkiak, ne kemi parashikuar këto investime. Tre rikualifikime urbane me një sipërfare prej afro 17 hektarësh, ndërtimin e kanalit nga rruga Vali Popi deri tek rruga Marie Kraja, rikonstruksionin e rrugës Bajram Çela, rikonstruksionin e një kopshti, rikonstruksionin e një çerdhe dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës Niket Dardani”, tha Basha

Në Buxhetin e vitit 2012 është parashikuar edhe fondi i posaçëm për stimulimin e  nxënesve  me nota dhjeta. Kryetari i Bashkisë tha se qëllimi i bashkisë është për t’i treguar të gjithë shoqërisë dhe fëmijëve të qytetit se suksesi do të shpërblehet nga Bashkia e Tiranës.

“Për vitin shkollor 2001-2012 ne kemi planifikuar për buxhetin në vitin 2012 një fond prej 64 milionë lekësh  për 1730 për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe 380 nxënës të shkollave të mesme me nota 10. Kemi parashikuar një fond prej 14 milionë lekësh për të njëjtin qëllim për pagesën e periudhës 15 prill-qershor 2011, pagesë e cila nuk u krye nga Bashkia. Ky stimul paguhet jo vetëm për të stimuluar më të mirët dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të vijojnë me të njëjntin kapacitet që kanë nisur, por për t’i treguar të gjithë shoqërisë dhe fëmijëve të qytetit se suksesi do të shpërblehet nga kjo Bashki”, shtoi Basha.

Projektbuxheti i Bashkisë prej 70 milionë dollarësh është konsultuar në detaje me të gjithë banorët e Njësive Bashkiake të kryeqytetit duke u bërë kështu projektbuxheti me transparent i hartuar ndonjëherë nga Bashkia.

© Panorama.al

Te lidhura