Kuvend miraton buxhetin ’12 dhe Kodin Rrugor

Dec 5, 2011 | 11:40

TIRANE- Pas votimit nen për nen Kuvendi votoi më pas në tërësi me 71 vota pro dhe 50 kundër ligjin për buxhetin e viti 2012.

Diskutimet për buxhetin e vitit 2012 zgjatën për më shumë se 60 minuta, ku opozita nëpërmjet deputetes Mimi Kodheli paraqiti edhe njëherë propozimet e saj, që kanë të bëjnë me heqjen e TVSH për pagat, barnat, ushqimet, energjinë dhe librat. Ato u hodhën poshtë nga mazhoranca.

“Ne ju ftojmë të reflektoni mbi propozimet tona, pasi ky duhet të jetë buxheti i njerëzve për njerëzit”- tha Kodheli.

Ndërka, ministri i Financave, Ridvan Bode i quajti “të përçartura” propozimet e opozitës për buxhetin e vitit 2012.

“Propozimet tuaja nuk kanë asnjë sens, janë përçartje politike, janë demagogji”- tha Bode.

Ashtu si në seancën kur e kemi diskutuar në parim, edhe sot vazhdoi më tej Bode, po dëgjojmë të njëtën këngë, etjen e shfrenuar për të bërë demagogji.

Për ministrin e Financave, sfida është ekonomia reale, është rikthimi në ritmet e rritjes së saj në kuotën e 6%.

Kuvendi pa shumë diskutime miratoi me konsensus edhe ligjin për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, me 115 vota pro.

© Panorama.al

Te lidhura