Burrel, plagoset një 40-vjeçar, dyshohet hakmarrje

May 5, 2011 | 17:17

BURREL- Një 40- vjeçar mbeti i plagosur sot në Burrel pasi u qëllua me armë zjarri.

Shtetasi Ismet Kola njoftohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pasqaruara plotësisht, ndërkohë që është transportuar menjëherë me helikopter drejt Tiranës.

Nga të dhënat e para të policisë, mësohet se në konflikt që dyshohet se është hakmarrje, mund të ketë mbetur edhe një person tjetër i plagosur.

© Panorama.al

Te lidhura