Vrau me thikë një 21- vjeçar, arrestohet autori

Jan 26, 2012 | 11:35
Foto Ilustruese

BULQIZE- Policia e Bulqizës njoftoi sot arrestimin e 17- vjeçarit D.Tasha, i cili qëlloi për vdekje një natë më parë,  21- vjeçarin  Elton Koçi dhe la të plagosur shtetasin  A.Sulku, 21 vjeç.

Sipas policisë, 17- vjeçari është banues ne qytetin e Bulqizes dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “vrasjes me dashje”, “vrasjes me dashje të mbetur ne tentative” dhe “mbajtje pa leje te armëve të ftohta”.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë një person dhe një tjetër u plagos, ndodhi ditën e djeshme rreth orës 17:30 në ambientet e një bilardoje në qendër të qytetit të Bulqizës, sipas policisë për motive të dobëta.

Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale, një thikë të cilën autori dyshohet ta ketë përdorur në momentin e ngjarjes. Mësohet se 17- vjeçari i arrestuar është marre ne pyetje në prani të mbrojtësit ligjor dhe të një psikologu.

© Panorama.al

Te lidhura