Minatorët e Bulqizës nuk i jane kthyer as sot punes.
Puna do te niste pas plotesimit nga firma ACR te nje sere kushtesh, per te cilat duket se ka ende pune deri ne rihpajen e galerive per minatoret.
Pas shumë javësh ndërprerje, si pasojë e pezullimit të punës pas shpërthimit në minierë që mori jetën e një minatori dhe la të plagosur tetë të tjerë, sot do të shënohej rinisja e punës.
Vendimi u mor dje nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, AKPN-ja dhe METE pas inspektimit të bërë sot në galeritë e minierës. Pas inspektimit ka rezultuar se puna mund të rinisë në nivelin e 12-të, 13, 14 dhe 15-të.
Një ditë më parë RISHM-i dhe AKPN-ja kanë paraqitur projektet e tyre në ministrinë e Ekonomisë, ndërsa gjatë ditës së sotme ata kanë bërë shqyrtimin e zonave nëse janë të gatshme për të filluar punën, apo jo.
© Panorama.al











