Bulqizë, minatorët sërish në protestë para ACR

Sep 1, 2011 | 10:24
Nga protesta e minatorëve të Bulqizës

BULQIZE- Minatoret e Bulqizes kane nisur mengjesin e sotem protesten e radhes para zyrave te ACR-se. Ata kerkojne reagim nga kompania, nga qeveria dhe Kuvendi per kerkesat e tyre, pa plotesimin e te cilave shprehen te bindur se nuk do te rinisin punen.

Mengjesin e sotem, sikunder u vendos nga mbledhja e sindikates minatoret jane mbledhur para zyrave ku do te qendrojne deri ne oren 15.00, per t’u rikthyer serish te nesermen.

Mbledhja e keshillit te sindikates ka vendosur vijimin e greves deri ne mbledhjen e Kuvendit e nese ai nuk ka do te kete nje reagim pozitiv ndaj asaj qe kerkojne ata, atehere do te nise greva e urise.

Protestat nisen pas nje pushimi tre ditor, qe minatoret vendosen te benin per shkak te festës së Fiter Bajramit.

Nje dite me pare mes tyre dhe presidentes se “ACR”, Skatche-Depich pati nje perplasje ne distance. Presidentja i uroi festen permes nje letre, duke u premtuar dhe mbulimin e drekes se Bajramit nga ana e kompanise, gje qe per minatoret u cilesua si lemoshe per te cilen ata nuk kishin nevoje.

Minatoret reaguan duke thene se ata kane kohe qe marrin ushqime me liste e nuk kane nevoje per lemoshen e nje vakti.

Presidentja kerkoi rikthimin e tyre ne pune dhe zgjidhjen e veshtiresive me ane te bisedimeve, por duke lene jashte konfederaten. Nderkohe qe kreu i saj, Kol Nikolla e quajti letren te papjekur, duke dekalruar qe firma mund te uroje fare mire duke ndryshuar qendrim.

© Panorama.al

Te lidhura