BULQIZE- Minatorët e Bulqizës kane rinisur grevën e urise, te paralajmeruar qe ne fundjave. Komisioni i greves pas takimit te radhes me minatoret dhe ne kushtet e mungeses se nje marrevehsjeje me kompanine ACR ka vendosur rikthimin e 10 minatoreve ne greve urie.
Greva zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, nderkohe qe policia mban ne kontroll pusi A1, vend ku u zhvillua greva e pare e urise. Minatoret kane theksuar se kete radhe nuk do te dalin gjalle pa iu plotesuar kushtet.
Nderkohe jashte ACR minatore te tjere protestojne ne mbeshtetje te grevisteve.
Mengjesin e sotem minatoret paten nje perplasje me policine, per hskak se kjo e fundit nuk lejoi vendosjen e nje rrethimi me gure te portave te kompanise.
I vetmi kusht i mbetur duket se eshte largimi i administratorit, per te cilen firma ACR nuk ka rene dakord. Nderkohe minatoret kane deklaruar se kerkojne tu paguhen edhe ditet e protestave.
© Panorama.al











