
Minatorët e Bulqizës kanë hyrë sot në ditën e pestë të grevës së tyrë të urisë, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje me kompaninë ACR. Çështja e vetme në të cilën kanë ngecur negociatat mes palëve është shkarkimi i drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu, kërkesë e cila nga ACR është refuzuar në vazhdimësi.
Ndërkohë minatorët në këtë grevë të dytë janë ngujuar në një lokal afër kompanisë ACR, ndërsa kanë filluar të shfaqin edhe problemet e para me shëndetin.
Minatore, familjarë dhe qytetarë të Bulqizës i kanë mbështetur vazhdimisht me anë të protestave në ambjentet e jashtme të ACR-së.
ACR ka plotësuar pjesën tjetër të kërkesave të minatorëve si rritja e pagës apo përmirësimi i kushteve të punës..
© Panorama.al











