Krimi në familje shënon një tjetër viktimë në Shqipëri. Bajram Muça, 76 vjeç ka goditur me thikë për vdekje bashkëshorten e tij, Vera Muça, 70 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur qytetin e Bulqizës, ndërsa ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar 76- vjeçarin drejt krimit.
Çifti Muça mesohet se ishin prinder te dy femijeve, ndersa prej disa kohesh jetonin vetem.
Policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet.
© Panorama.al











