TIRANE-Lideri i opozitës, Edi Rama ka reaguar pas propozimit të dy projekteve madhore që kreu i qeverisë shpalli për zhvillimin e bujqësisë në vend, duke e shpallur atë ndër prioritetet e këtij viti qeverisës.
Në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Rama akuzon qeverinë për gjendjen në të cilën sot ndodhet bujqësia dhe fermeri shqiptar.
“Bujqesia qenka sot prioritet i qeverise? Ne fakt bujqesia eshte ne gjendje mesjetare dhe vetem programi yne e nxjerr ate nga keneta e sotme”- shkruan Rama.
Sipas tij, edhe ne fushen e kanalizimeve, qeveria nuk ka bere asgje, pervec se ka perkeqesuar situaten.
“Edhe kanalizimet thote Saliu! Ne fakt keqeeverisja e tij e ka bere Shqiperine truall gropash septike e permbytjesh si ne Afriken tropikale”- shkruan ai ne Twitter.
© Panorama.al











