TIRANË- Këshilli Mikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të ulë me 0.25% normën bazë të interesit.
Lajmin e ka njoftuar guvernatori Ardian Fullani gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, pas këtij vendimi interesi i marrëveshjes së riblerjes zbret ne 4.50%. “Ulja e normës bazë të interesit ndërmerret në kushtet e presioneve inflacioniste dhe në mbështetje të pritjeve për një politikë fiskale më të përmbajtur gjatë periudhës së ardhshme. Një vendim i tillë ofron kushtet e përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit të inflacionit, rrit stimulin monetar dhe nxit aktivitetin ekonomik në vend”- tha ai.
Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet me ritme të ngadalta, janë konstatuar bilance të shëndosha, hapësira të disponuara për stimul makro ekonomik dhe suksesin në ruajtjen e ekuilibrave.
“Inflacioni mesatar vjetor në gjashtëmujorin e dytë është 2.9%, duke rënë në krahasim me vlerën e shënuar në gjashtëmujorin e parë, kjo tendencë u forcua më tej në gjysmën e dytë të vitit”- tha ai.
Ekonomia jonë, sipas Fullanit ka shënuar ngadalësim në rritjen ekonomike.
© Panorama.al











