BSH, Fullani: Norma bazë e interesit ulet 0.25%

Sep 29, 2011 | 14:26

TIRANE- Banka e Shqiperise ka njoftuar sot uljen e normes baze te interesit, me 0.25%. Lajmi eshte dhene sot nga Guvernatori i BSH, Ardian Fullani, sipas te cilit ulja e normes, me vendim te Keshillit Mbikqyres behet me synim nxitjen e ekonomise.

Sipas Fullanit, inflacioni bazë ka qenë 2.9 % gjatë korrikut dhe ka tendencë te metejshme rënëse. Nderkohe qe ne baze te te gjithe treguesve, ekonomia shqiptare ka vijuar të shënojë rritje edhe gjatë vitit 2011.

Nga ana tjetër ulja e normës bazë synon të rrisë qarkullimin e parasë në ekonomi përmes nxitjes së investimeve dhe konsumit.

© Panorama.al

Te lidhura