Bruksel, Schulz: Zgjidhni një president të denjë

Jun 5, 2012 | 20:17
Martin Schulz

BRUKSEL- Gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto në Bruksel, presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz kërkoi që proçesi i zgjedhjes së presidentit të mbyllet me një rezultat të pranueshëm për vendin dhe për komunitetin ndërkombëtar.

“Nevojitet zgjedhja e një presidenti që përfaqëson gjithë vendin në një kohë me kaq probleme. Ne shpresojmë se vendi do të gjejë një president, duke marrë paraysh ndikimin e madh që do të ketë ai për gjyqësorin në vend. Kjo zgjedhje luan një rol madhor për kredibilitetin e Presidentit brenda vendit, dhe në bazë të këtij kredibiliteti, edhe për besueshmërinë në botën e jashtme. Le të shohim në kohë, e përsëris, zgjedhjen e një presidenti të denjë për Shqipërinë”, u shpreh Schulz.

Ndërkaq, Haxhinasto tha se është inkurajuar nga Schulz për përfundimin sa më shpejt të reformës zgjedhore dhe reformës parlamentare, si dhe për mbylljen me sukses të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura