Britania shpenzon mijëra dollarë për argëtimin e ushtarëve në mision

Jan 24, 2012 | 16:24

Mbi 620,000 dollarë ka shpenzuar qeveria britanike gjatë viti 2011 për të mbajtur lart moralin e ushtarëve me mision në Afganistan. Të dhënat vijnë nga ministria e mbrojtjes, e cila shpjegon se ajo ka dërguar personalitete të famshme për të argëtuar rreth 9,500 trupa që luftojnë kundër forcave talibane në provincën Helmand të Afganistanit jugor. Mes personaliteteve ka qenë dhe një vizitë e futbollistit David Backham.

“Argëtimi i forcave të armatosura ka paraqitur dhe paraqet një element të rëndësishëm për mirëqenien e ushtarëve tanë. Ai ndihmon për ruajtjen e moralit si dhe të efikasitetit luftarak të trupave”, ka shpjeguar ministri britanik i Mbrojtjes, Filip Hamond.

Kjo traditë e dërgimit të personaliteteve të famshën në vijën e frontit e ka zanafillën që në Luftën e Dytë Botërore.

© Panorama.al

Te lidhura