Britani, shumë e shëndoshë për të hyrë në Gjykatë, shtyhet seanca

May 24, 2011 | 9:10

Kjo është fotografia e parë të dyshuarës për përfitim me mashtrim, Beverlej Daglas, çështja e së cilës është shtyrë për shkak se ajo ishte tepër e shëndoshë për të hyrë në Gjykatë. Që e pandehura të ishte në sallën e gjyqit, në Gjykatën e vjetër të Londrës jugore, duhej të hiqej dera dhe të hiqej edhe ndonjë varg tullash nga muri. 43-vjeçarja, u ka thënë zyrtarëve se nuk arrinte as të ngjiste shkallët e një hyrjeje që të çonte në sallën ku ajo do të përballej me 13 akuzua kundër saj. Daglas ka qëndruar e ulur jashtë sallës së gjyqit ndërsa gjykatësi, Roxher Çapëll, ka rënë dakord ta shtyjë çështjen e saj, derisa të sistemohet në ndonjë sallë më të përshtatshme. Gruaja akuzohet se ka futur në xhep mijëra paund të të ardhurave shtetërore, kur punonte si shofere autobusi dhe operatore CCTV. Fotoja e vetme e kësaj gruaje në Gjykatë, u sigurua nga tabloidi britanik, “The Sun”. Ajo e mohoi se vendimi për shtyrjen e çështjes së saj kishte të bënte me mbipeshën. Daglas tha se “gjyqi thjesht është shtyrë për një datë tjetër”. Ajo ka shtuar se nuk ka asnjë ide mbi akuzat e ngritura kundër saj. Daglas e ka seancën e re të gjyqit më 7 korrik, në një gjykatë më moderne me salla në kat të parë dhe me dyer më të gjera.

© Panorama.al

Te lidhura